LAJMI I FUNDIT:

iPhone 4S si samunat…

iPhone 4S si samunat…

Sipas të dhënave nga shtëpia analitike Yankee Group Apple deri në vikend ka arritur të thyej edhe një rekord të vetin. Në para-shitje kështu janë porositur mbi 4 milion iPhone 4S, edhe pse disa burime të tjera analitike thonë se më parë mund të bëhet fjalë për në mes 2 dhe 3 milion copë.

Në të dyja rastet, kjo do të jetë paraqitja më e suksesshme e iPhoneit deri tani edhe pse shumë adhurues të Apple tashmë kanë shprehur dëshpërimin për shkak se 4S është vetëm një mbindërtim i modelit paraprak, e jo një smartphone i ri siç kishin shpresuar ata.

Për rezultatet kaq të mira citohet vendimi i marrë nga Apple që iPhone të mos shkoj ekskluzivisht përmes njërit, por njëkohësisht përmes tri ofruesve të shërbimeve mobile, ndërsa përmendet edhe vdekja kohë më parë e Steve Jobsit si “reklamë” për paraqitjen e pajisjes. /Telegrafi/