LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry Playbook lirohet për 200 dollarë

BlackBerry Playbook lirohet për 200 dollarë

Të gjithë e dinë që tableti i RIM, Playbook, ka qenë një dështim i plotë.

Tableti i RIM është shitur mjaft dobët me jo më shumë se 200 mijë copë për një tre-mujor të vitit.

Pas këtyre rezultateve dëshpëruese për kompaninë, të gjithë prisnin që RIM ta "vriste" tabletin e saj, njësoj sikurse HP, i cili gjithashtu kishte pasur një përfundim të keq.

Mirëpo, me sa duket kjo gjë do të ndryshojë, pasi që çmimi i Playbook do të bie për 200 dollarë, duke u ofruar për rreth 279 dollarë, nga 479 sa ishte më herët.


Megjithatë, edhe ky çmim shihet si i lartë, duke e krahasuar me atë të tabletit Kindle Fire i cili ofrohet për më pak se 200 dollarë. / Telegrafi /