LAJMI I FUNDIT:

Google Nexus Prime paraqitet në FCC

Google Nexus Prime paraqitet në FCC

Gjatë ditës së nesërme pritet që kompanitë, Google dhe Samsung, ta lansojnë modelin e ri të telefonit të mençur Google Nexus Prime, edhe përkundër faktit se prezantimi i këtij modeli ishte paraparë të bëhej më herët, mirëpo kjo ngjarje ishte shtyrë me vendim të dyja palëve.

Javën e kaluar keni mundur të shihni një video promocionale të Samsung, i cili shfaqte pjesërisht modelin e ri të telefonit, Google Nexus Prime, ndërsa tani thuhet se i njëjti është paraqitur në FCC (Komisionin Federal të Komunikimeve në SHBA).

Kjo do të mund të thotë se ky model i ri i telefonit të Samsung dhe Google së shpejti mund të paraqitet tek AT&T ose T-Mobile SHBA.

Ajo që tashmë është bërë e ditur lidhur me Google Nexus Prime janë disa nga karakteristikat e tij, që përfshijnë ekranin me 4.65 inç në teknologjinë Super AMOLED HD, ekran të pjerrët me rezolucion 1280 x 720 piksel, procesor dy bërthamësh TI OMAP 4460 Cortex A9 1.2GHz, 1GB RAM, 32GB memorie të brendshme, si dhe portin për mikro SD kartelë.


Për më shumë, Samsung Galaxy Nexus posedon edhe kamerën e përparme me 5 mega-piksel, e cila mund të incizojë në Full HD 1080p, atë frontale me 1.3 mega-piksel, baterinë me 1,750 mAh, si dhe rrjetet NFC, plus 802.11 a/b/g/n WiFi, Bluetooth. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
ChatGPT me veçori të reja dhe të dobishme zanore

ChatGPT me veçori të reja dhe të dobishme zanore

Teknologji
Kalo në kategori