LAJMI I FUNDIT:

Prodhimi i iPhone 4S kushton mbi 200 dollarë

Prodhimi i iPhone 4S kushton mbi 200 dollarë

Një raport i kompiluar nga një kërkim i UBM thotë se kostoja e prodhimit për një iPhone 4S është përafërsisht rreth 200 dollarë.

UBM ka analizuar historinë e përgjithshme të kostove për secilin komponentë të telefonit të Apple, dhe ka ardhur në përfundim se kompanisë amerikane prodhimi i një iPhone 4S i kushton saktësisht 203 dollarë për modelin me 32GB memorie të brendshme.

Kjo kosto është e përafërt me atë të iPhone 4 të cilin Apple e kishte lansuar gjatë vitit të kaluar.


Çmimi të cilin Apple e ka vënë për modelet e iPhone 4S me 16GB, 32GB ose 64GB janë 649, 749 dhe 849 dollarë amerikan, respektivisht.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, iPhone 4S vjen me versionin e fundit të sistemit operativ të Apple, iOS 5, që do ta përshpejtojë telefonin për më shumë se dy herë, krahasuar me iPhone 4, ndërsa ky model gjithashtu do të mbështetet edhe me procesorin dy bërthamor, i cili do ta përshpejtojë edhe më tej telefonin mobil më të kërkuar në botë. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
ChatGPT me veçori të reja dhe të dobishme zanore

ChatGPT me veçori të reja dhe të dobishme zanore

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Kalo në kategori