LAJMI I FUNDIT:

Në listën e dëshirave për iPhone 5 prijnë 4G dhe ekrani më i madh

Në listën e dëshirave për iPhone 5 prijnë 4G dhe ekrani më i madh

Natyrisht, ekzistojnë shanse të vogla që Apple nuk do ta paraqes iPhone 5 gjatë evenimentit që do të mbahet nesër në Cupertino të Kalifornisë, por nga ana tjetër ka pak gjasa që Apple do të ftonte një numër kaq të madh të gazetarëve në kampin e tij për një mbindërtim të vogël çfarë pritet të jetë iPhone 4S.

Apple do të shkoj me krejt ose asgjë, ndërsa tiparet e telefonit të ri qysh tani janë duke qarkulluar nëpër ajër.

Faqja Mashable ka pyetur vizitorët se cilat funksione janë “kritike” dhe të cilat do të bënin ata që ta blejnë telefonin e ri. Ekrani më i madh dhe 4G-ja janë në krye të listës me një margjinë të madhe të avantazhit. Nga gati 11,000 vota, më shumë se 2,200 vizitorë dëshiruan opsionin e rrjetit më të shpejtë brez-gjerë. Ata madje e dëshiruan këtë përkundër faktit se thithja e madhe baterisë nga ana e 4G-së do të mund ta kishte një efekt negativ mbi jetë-gjatësinë e baterisë, për të cilën shumë njerëz ishin ankuar më herët.

Gjithashtu lartë në listë janë edhe kamera prej 8-megapiksel (mbi 1,100 vota), më shumë memorie dhe hapësirë për deponim (915 vota) dhe trupi më i hollë i telefonit (1080). Disa komentues shprehën dëshirën për dizajnin në formën e lotit të përfolur nëpër shumë thashetheme.


Paraqitja zyrtare e iPhone 5 tani është më pak se 24 orë larg, ndërsa Telegrafi është duke ju përgatitur edhe një surprizë në lidhje me paraqitjen, por do të ju tregojmë nesër . /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji
ChatGPT me veçori të reja dhe të dobishme zanore

ChatGPT me veçori të reja dhe të dobishme zanore

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Kalo në kategori