LAJMI I FUNDIT:

Nokia Ace, modeli i parë me LTE 4G?

Nokia Ace, modeli i parë me LTE 4G?

Të gjithë presin që Nokia të lansojë modelin e saj të parë të telefonit që bazohet në sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone 7, në ngjarjen e saj vjetore të njohur si Nokia World 2011.

Ngjarja e Nokia’s e cila pritet të mbahet më vonë gjatë muajit mund të na zbulojë më shumë se vetëm një model të ri të telefonit të mençur, i cili bazohet në këtë sistem operativ.

Tani, sipas një njoftimi të fundit, thuhet se njëri prej këtyre modeleve të reja, përkatësisht Nokia Ace, i cili posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç me teknologjinë AMOLED, pritet të paraqitet në Nokia World 2011, ndërsa i njëjti do të bazohet në Windows Phone 7.5 Mango.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe kamerën Carl Zeiss me 8 mega-piksel, procesor me 1.4GHz, 16GB hapësirë të brendshme, ndërsa përveç tjerash thuhet se ky do të jetë telefoni i parë i Nokia’s i cili do të bazohet në rrjetin LTE 4G. / Telegrafi /