LAJMI I FUNDIT:

Kindle Fire 10-inçëshë së shpejti?

Kindle Fire 10-inçëshë së shpejti?

Siç shkruan Digitimes i cili citon burime të afërta me industrinë, qysh kah fundi i vitit Amazon pritet të pranoj dërgesat e para të versionit 10-inçësh të tabletit Fire. Prodhimi i modelit më të madh pritet të punohet përmes outsourcingut me Foxconn.

Foxconn është prodhues shumë vjeçar i lexuesit të e-librave Kindle të Amazonit, e sipas pohimeve kompanisë i është ofruar edhe prodhimi i versionit 7-inçësh të Kindle Fire. Prapëseprapë, pasi që pjesa më e madhe e kapaciteteve prodhuese të Foxconnit është e zënë me prodhimin e iPadit, kompania ishte e detyruar që të refuzoj Amazonin, e prodhimin për shkak të kësaj e pati marrë përsipër Quanta Computer.

Nga Foxconn kanë refuzuar të komentojnë këto pohime. /Telegrafi/