LAJMI I FUNDIT:

Kujtim Shala i përgjigjet Bekim Haxhiut

Kujtim Shala i përgjigjet Bekim Haxhiut

Numri një i Ministrisë së Sportit, Kujtim Shala, iu është përgjigjur kritikave nga nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bekim Haxhiu.

“Projektligji kundër huliganizmit është miratuar nga ana e Qeverisë dhe i është dërguar Komisionit Parlamentar. Projektligji për sponsorizim dhe donacione është dërguar për deklaratë financiare dhe shumë shpejtë do t’i përcillet Qeverisë. Projektligji për objektet sportive dhe menaxhimin e tyre është në fazën e fundit të draftimit dhe të konsultave”, është përgjigjur Shala.

“Punimet në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ janë finalizuar sipas kontratës. Është edhe faza e katërt e cila ende nuk është kontraktuar që nënkupton ndriçimin dhe zërimin. Sa i takon projektit të renovimit të Prishtinës tenderi publik do të dal nesër ose pasnesër, kurse sa i takon stadiumit nacional, ne jemi ende në fazën e kompletimit të dosjes, pasi ka pasur probleme me pronarin e parcelave”, ka shtuar më tej ai.

Sipas Shalës, zyra ligjore e MKRS-së është duke biseduar me zyrën e MPB-së që është edhe pronare e një pjese të parcelës. Për atë do të kemi një përgjigje shumë të shpejtë.