LAJMI I FUNDIT:

Vodafone prezanton tabletët Smart 7 dhe Smart 10

Vodafone prezanton tabletët Smart 7 dhe Smart 10

Kush jeton në Gjermani është me fat, pasi aty është shteti që kompania Vodafone ka vendosur të hedhë në treg tabletin e saj Smart 7 dhe Smart 10.

Bëhet fjalë për dy tabletë me sistem operimi Google Android 3.2 Honehycomb, me ekrane 7-inch dhe 10-inch me prekje, me procesor 1.2 GHz Dual-core Qualcomm, memorje të integruar 32 GB me mundësi rritje.

Gjithashtu ky Android i vodafone ka një kamera të integruar në pjesën e pasme të tabletit 5 megapisel dhe një tjetër në pjesën ballore të tij 2 megapiksel, e cila është konceptuar të përdoret për videokomunikim.

Keto dy tabletë do të dalin në shitje në Nëntor të këtij viti, por ende nuk ka asnjë informacion lidhur me kosoton e tyre. /Telegrafi/