LAJMI I FUNDIT:

HTC Explorer i lirë

HTC Explorer i lirë

HTC paraqiti smartphonein e ri me Android në ofertën e vet. Bëhet fjalë për modelin entry-level Explorer.

Pajisja vjen me procesorin me takt punuese prej 600 MHz, ka 512 MB RAM, e ka sllotin për kartelat e memories dhe kamerën e pasme me rezolucion prej tri megapiksel. Ekrani ka diagonalen prej 3.2 inç, rezolucioni është 480 x 320 piksel, ndërsa celulari do të shitet me baterinë prej 1,230 mAh. Explorer vjen me Android 2.3.5, dhe ndërfaqen e HTC-së Sense UI 3.5.

Celulari në shitje në tregun evropian do të paraqitet muajin e ardhshëm. Pritet që ai të shitet me çmim prej 150 euro. /Telegrafi/