LAJMI I FUNDIT:

Po vjen Nexus Prime?

Po vjen Nexus Prime?

Samsung gazetarët e përzgjedhur i ka ftuar në evenimentin që do të mbahet me 11 tetor. Nga titulli i ftesës “Google Episode”, mund të vihet në përfundim se do të paraqitet smartphonei referent me Android – Nexus Prime.

Gjithashtu, theksi pritet të jetë vënë mbi versionin e ri të Androidit, me emër të koduar Ice Cream Sandwich. Për sa i përket harduerit, supozohet se Nexusi i ri do të jetë i bazuar në ndonjërin nga Galaxy S-të. Së voni në Kore është paraqitur LTE versioni i këtij celulari me ekran 3.65-inçësh me rezolucion 720p.

Futja në treg e smartphoneit të Google pritet të ndodhë gjatë tetorit ose në fillim të nëntorit. /Telegrafi/