LAJMI I FUNDIT:

Sermaxhaj: Lojë e vështirë, i kënaqur me angazhimin e lojtarëve

Sermaxhaj: Lojë e vështirë, i kënaqur me angazhimin e lojtarëve

Kryetrajneri i Prishtinës, Sami Sermaxhaj ka mbetur i kënaqur nga angazhimi i futbollistëve të tij në takim ndaj Trepçës ’89.

Prishtina arriti fitore të rëndësishme si vendas ndaj Trepçës ’89, ndërsa trajneri i tyre Samir Sermaxhaj e ka komentuar ndeshjen.

Sipas tij ka qenë një ndeshje e vështirë por me rëndësi kanë qenë pikët e plota.

“Ishte shumë lojë e vështirë, më shumë në aspektin psikologjik. Ne patëm nevojë shumë për këto tre pikë edhe pse sot futbollistët patën angazhimin maksimal dhe krijuan epërsi me dy gola”.


“Pastaj ideja ishte të administronim lojën, mirëpo shpesh herë nga presioni i pozitën në tabelë nuk po mundemi të ruajmë përqendrimin dhe gabuam në pësimin e golave në dy raste shumë naive”.

“Për mbijetesë…unë besoj, Prishtina e ka kryesinë shumë më përvojë dhe ata do të gjejnë mënyrën më të mirë për të ngritur nivelin aty ku e ka vendin. Nuk është më rëndësi individi, por klubi e nganjëherë i ndodh edhe klubeve tjera që të ndodhen në këso situata”.

“Por, kryesia do të gjejë mënyrën me të mirë që Prishtina të mbërrij aty ku duhet të jetë. Por, është e vërtetë se këta gjashtë muaj nuk do të jenë të lehta për Prishtinën”, tha Sermaxhaj. /Telegrafi/