LAJMI I FUNDIT:

Reagon 89-shi: U dëmtuam nga Kosumi

Reagon 89-shi: U dëmtuam nga Kosumi

Trepça ’89 ka reaguar pas ndeshjes me Prishtinën ku u mposhtën në fund me rezultat 3-2.

Reagimi origjinal i dërguar nga Trepça ’89

Kryesia e klubit Trepça 89 pas ndeshjes Prishtina- KF Trepça 89 qe është zhvilluar ne stadiumin e qytetit ne Prishtine, mbajti mbledhje te jashtëzakonshme dhe lëshoi ketë komunikate për media te shkruara, elektronike si dhe FFK-ne…

Kryesia e klubit Trepça 89 pas mbledhjes dhe analizës se ndeshjes K.F Prishtina- K.F Trepça 89 e cila është zhvilluar me 29/11/2015 ne stadiumin e qytetit ne Prishtine, vendosem qe me ane te kësaj komunikate ti tregojmë opinionit se paku anën tone morale dhe te vërtetën. Mikpritja ka qene ne nivelin me te larte si: para, gjate dhe ne fund te ndeshjes nga kryesia e klubit KF Prishtina ,shtabit teknik ,sjelljet e lojtareve , jemi te kënaqur edhe me pritjen e simpatizueseve “Plisa” te cilët sot ishin korrekt ndaj KF Trepca89. Organizimi i ndeshjes ishte shume i mire sipas proporcioneve te garave qe organizohet ne çdo ndeshje te superliges se futbollit te Kosovës ,ishin prezent një numër i konsiderueshëm i Policisë se Kosovës si dhe sigurimit privat. Gjithçka ishte fer dhe korrekte deri ne min 75 kur akordohet penalti nga gjygjtari kryesor Besfort Kosumi ne favor te Trepca89 pas prekjes me dore te një futbollisti te Prishtinës brenda ne zonën e 16-meter. Gjygjtari kryesor pas këtij vendimi sulmohet nga te gjithë futbollistet e Prishtines por ai nuk ndëshkoi asnjë me karton te kuq sepse aty kishte edhe goditje te ndryshme nga pjese se poshtme deri ne fytyre. Shihet qarte se portieri Muqiqi godet ne fytyre gjygjtarin Kosumi por ai hesht. Skena kryesore ndodhe ne min 87 te rezultati 2:2 kur sulmohet asistenti i dyte Jakup Musolli nga një grup tifozësh, ata kalojnë rrethojën dhe ne fushe te gjelbër sulmohet asistenti J. Musolli, fale intervenimit te shpejte te Policisë Kosovës shpëton pa pasoja te renda.


Loja ndërpritet në minutën e 87-të

Gjygjtari kryesor ndërpret ndeshjen për disa minuta dhe konsultohet me asistentin e tij për vazhdimin e ndeshjes apo jo. Pas presioneve, kërcënimeve, fryrjeve, kacafytjeve te futbollisteve dhe disa personave zyrtar, jo zyrtar qe gjendeshin ne fushe ku konsultoheshin 4-shja e gjygjëtarve dhe delegatin, vjen një vendim shume i çuditshëm nga ana e Besfort Kosumit i cili ne vend qe ta përfundoj ndeshjen ai kërkon nga organet kompetente, zyrtareve te ndeshjes dhe Policisë se Kosovës qe ta zbrazin tribune Lindore. Edhe pas përpjekjeve te zbrazjes se tribunes nga ana e Policies kjo nuk ndodhe, tifozet nuk largohen nga vendngjarja. Edhe kjo tentative e z. Kosumi për ta shpëtuar ndeshjen qe mos te ndërkrehej nuk i kaloj, mirëpo edhe pas kësaj situate Kosumi merr guximin dhe vazhdon ndeshjen nga min 87. Gabimi i trete i B. Kosumit ndodhe kur pas përfundimit te 90 min ai vazhdon ndeshjen 6 min pa asnje arsye, nuk kishte zhagitje te lojës, ishin vetëm dy ndërrime nga KF Trepca89, fituam përshtypje qe B. Kosumi ishte ne presion te madhe te epilogut perfundimtar te ndeshjes sepse kishte pasoja te mëdha nëse nuk shënohet gol për Prishtinen, goli 3:2 u shënua ne min 90+6, menjëherë pas rifillimit te ndeshjes gjygjtari përfundon ndeshjen dhe shpëton nga kërcënimet e renda qe morri gjate ndërprerjes se ndeshjes. Konsiderojmë se gjygjtari Kosumi ka ndikuar edhe ne epilogun përfundimtar pas vazhdimit te gjate te ndeshjes, ndeshja nuk do te përfundonte deri sa te shënohet gol.

Ju njoftojmë te nderuara media elektronike, te shkruara, dashamire te futbollit, Federata Futbollit te Kosovës se sipas rregullores, propozicioneve te garave ne Raiffasen Super ligen e Kosove pas sulmit fizik ndaj zyrtareve te ndeshjes, ndeshja nderprehet pa marr për baze se kur ka ndodhur sulmi.

Andaj te mbetemi me shpresë qe organet e komisionit te regjistrimit te ndeshjeve te analizojnë gjithë materialin nga zyrtaret, nga mediat televizive dhe te marrin vendim sipas propozicioneve te garave qe zbatohen ne përputhje me aktet normative qe i ka propozuar Komiteti Ekzekutiv i Federatës Futbollit Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Kalo në kategori