LAJMI I FUNDIT:

Tregu po lëviz kah Android

Tregu po lëviz kah Android

Sot, dy sisteme operative janë të rëndësishëm, ai i Apple – iOS, si dhe tjetri i rivalit të saj Google, i cili ofron Android.

Mirëpo, lëvizja e tregut kah sistemi operativ i Google, Android është duke ndodhur për një kohë të gjatë tani, edhe pse iPhone mbetet telefoni i mençur mobil më i famshëm.

Këto të dhëna janë publikuar edhe nga Nielsen Research, në raportin e saj të fundit të muajit gusht.

Sipas këtij hulumtimi, 43 për qind e të gjithë telefonave të mençur mobil bazohen në sistemin operativ Android.


Gjithashtu, 56 për qind e blerësve të telefonave të rinj mobil kanë thënë se para blerjes kanë konsideruar të marrin një model i cili bazohet në sistemin operativ të Google.

Këto të dhëna edhe një herë më shumë tregojnë atë që e dimë të gjithë tashmë, tregu po dominohet nga Android, ndërsa iPhone është i pa-konkurrueshëm si një pajisje e vetme. / Telegrafi /