LAJMI I FUNDIT:

LG lanson modelin Optimus EX

LG lanson modelin Optimus EX

Javën e kaluar, disa fotografi kanë rrjedhur në internet të cilat shfaqin modelin e ri të telefonit – LG Optimus EX.

Ndërsa tani, kompania zyrtarisht ka paralajmëruar këtë telefon të mençur mobil i cili bazohet në Android Gingerbread 2.3 dhe procesor me dy bërthama me kapacitet 1.2GHz NVIDIA Tegra 2.

LG Optimus EX gjithashtu është i pajisur me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4 inç, ndërfaqe WVGA IPS, kamerën me 5 mega-piksel, e cila mundëson incizimin në HD 1080p, 1GB RAM, si dhe 8GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet me mikro SD kartelë.


Karakteristikat tjera të LG Optimus EX përfshijnë edhe portin HDMI dhe WiFi Direct, ndërsa telefoni do të dal në shitje në tregun Korean përmes operatorit SK Telekom. / Telegrafi /