LAJMI I FUNDIT:

Presiogio prezanton Androidin e tij

Presiogio prezanton Androidin e tij

Presigio ka njoftuar se do të lançojë Androidin e parë të tij 3G për tregun evropian, modelin e quajtur MultiPad PMP7074B.

Lajmi është njoftuar nga vetë kompania, e cila ka publikuar edhe të dhënat e këtij tableti. Bëhet fjalë për një pajisje me sistem operimi Google Android Gingerbread 2.3, me ekran 7-inch me prekje me rezolucion 480 x 800, procesor 800MHz ARM Cortex –A8, 512 MB/RAM, memorje të integruar 4GB me mundësi rritje dhe kamera ballore dhe në pjesën e pasme 3 megapiksel.

Ky tablet i Prestigio pritet të dalë së shpejti në treg dhe kushton 430 $. /Telegrafi/