LAJMI I FUNDIT:

HTC lanson modelin Raider 4G

HTC lanson modelin Raider 4G

HTC ka shtuar edhe një model të ri të telefonit Android në spektrin e saj të telefonave të mençur.

Më saktë, bëhet fjalë për HTC Raider 4G i cili do të mbështetet me Android Gingerbread, ndërsa i njëjti do të posedojë ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.5 inç, dhe rezolucion 960 x 540 piksel.

HTC Raider 4G gjithashtu vjen me kamerën e pasme me 8 mega-piksel, me sensor, e cila ka kapacitet të incizimit të videove në HD me 1080p, ndërsa ky model posedon edhe kamerën e përparme me 1.3 mega-piksel.

Procesori i HTC Raider 4G është me dy bërthama dhe kapacitet prej 1.5GHz, 1GB RAM, 16GB memorie të brendshme, bashkë me lidhjen për WiFi, GPS, Bluetooth, HTC Sense UI.


Së shpejti, HTC Raider 4G do të paraqitet në tregun e Koresë së Jugut, ndërsa në tregun amerikan është AT&T kompania e cila do ta ofrojë këtë telefon, në rrjetin e saj LTE. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji
Musk zbulon versionin beta të X TV, karakteristikat kryesore dhe këshillat e përdorimit

Musk zbulon versionin beta të X TV, karakteristikat kryesore dhe këshillat e përdorimit

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Teknologji
Kalo në kategori