LAJMI I FUNDIT:

Kupa ‘Pavarësia’ mbyllet me befasi

Kupa ‘Pavarësia’ mbyllet me befasi

Oranti nga Ulqini ka fituar turneun ‘Pavarësia’ të mbajtur sot në Durrës, në të cilin morën pjesë katër skuadra shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare.

Pjesë e turneut ishte edhe kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar, Feronikeli.

Ata u eliminuan në gjysmëfinale, duke pësuar humbje nga Partizani B me rezultat 1:0. Otranti në gjysmëfinale fitoi ndaj Shkëndijës, kurse në finale mundi 3:0 Partizanin B.

Pas turneut, lojtari më i mirë u shpall Mehmet Ivanoviq i Otrantit, kurse Shkëndija, skuadra më Fair Play.