LAJMI I FUNDIT:

Turqia mezi pret pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA

Turqia mezi pret pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA

Udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Turqisë në krye me kryetarin Yldirem Demiroren kanë thënë se do ta mbështesin fuqishëm Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për pranim në UEFA dhe FIFA.

Kryetari Demiroren së bashku me sekretarin Kadir Kardesh dhe përzgjedhësin e Turqisë, Fatih Terim, të enjten pritën në Stamboll delegacionin e Kosovës të përbërë nga kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, nënkryetari Agim Ademi dhe sekretari Eroll Salihu.

Kryetari Demiroren, siç njofton FFK-ja, me padurim e pret pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA. Ndërkohë përzgjedhësi Terim shpreson se Kosova do të jetë në një grup me Turqinë për eliminatoret e kampionatit botëror "Rusia 2018", përcjell sot Koha Ditore.

"Nuk e harroj ndeshjen me Kosovën. Do të më përmbushej dëshira e zjarrtë që në eliminatoret e botërorit të luajmë në një grup të njëjtë. Një nga ne duhet të jemi në Rusi", ka thënë Terim, njofton FFK-ja.


Kosova në muajin mars të vitit të ardhshëm pritet të pranohet në UEFA e më pas edhe në FIFA. Nga zyrtarët e FFK-së është thënë se Kosovës i është rezervuar një vend në njërin prej grupeve eliminatore për kampionatin botëror.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori