LAJMI I FUNDIT:

Ferronikeli rrezikon imazhin e vet për të ruajtur imazhin e “Pavarësisë”

Ferronikeli rrezikon imazhin e vet për të ruajtur imazhin e “Pavarësisë”

Ferronikeli është klubi i vetëm profesionist shqiptar që do të paraqitet në edicionin e shtatë të turneut mbarëkombëtar "Pavarësia".

Ferronikeli është fitues në fuqi i këtij turneu. Skuadra nga Drenasi është kampione e Kosovës në futboll, fituese e dy edicioneve të fundit të Kupës së Kosovës dhe lidere aktuale e Superligës së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore. Për të marrë pjesë në këtë turne, Ferronikeli ka shtyrë ndeshjen e fundit kampionale për këtë vit, atë ndaj Hajvalisë që në vend se të luhet në fundjavë do të luhet të mërkurën.

Ferronikeli këtë sakrificë e ka bërë për të nderuar turneun, për të nderuar ditën e flamurit. Por me gjithë qëllimin e mirë, Ferronikeli me pjesëmarrje në turne rrezikon të dëmtojë imazhin e vet, pos rrezikut të përhershëm që t’i lëndohet ndonjë lojtar para ndeshjes së rëndësishme me Hajvalinë.

Imazhi i rrezikohet pasi të shtunën, më 28 nëntor në Durrës, do të përballet me skuadra inferiore, jo të nivelit të një klubi kampion. Pos Ferronikelit, në turneun që e organizon Federata Shqiptare e Futbollit do të jenë edhe tri skuadra shqiptare, Partizani i Tiranës, Shkëndija e Tetovës dhe Otranti i Ulqinit.


Asnjëra nuk vlerësohen të nivelit të kampionit të Kosovës. Kjo pasi Partizani do të luajë me ekipin B, përkatësisht me lojtarë të rinj. Shkëndija do të udhëtoi po ashtu me ekipin B, përkatësisht me lojtarë të grupmoshës së juniorëve e madje edhe të kadetëve. Ndërkohë Otranti nuk ka ndonjë cilësi. Luan në kategorinë e tretë të Malit të Zi. Kategoria e Parë e Malit të Zi nuk vlerësohet të jetë më e mirë se Superliga e Kosovës.

Organizatore e turneut është Federata Shqiptare e Futbollit, që është e para që nuk respekton sa duhet këtë turne mbarëshqiptar. FSHF-ja mban turneun në kohën e njëjtë kur ka edhe ndeshje kampionale, duke drejtuar kështu skuadrat e Shqipërisë të orientohen te lojtarët e rinj.

Gjashtë edicionet e para të turneut janë mbajtur në Vlorë, por këtë vit Flamurtari i Vlorës nuk pranoi të vërë në dispozicion stadiumin e tij për të mbajtur turneun njëditor. Për këtë arsye FSHF-ja turneun e zhvendosi në Durrës dhe në vend të Flamurtarit do të luajë Partizani i Tiranës, me ekipin B. Flamurtari nuk ka vënë në dispozicion stadiumin me arsyetim se tapeti i barit është i ri dhe në kushte të rënduara atmosferike që pritet të jenë të shtunën, mund të dëmtohet. Turneu “Pavarësia” tashmë është në kalendarin zyrtar të FSHF-së, ndërsa organizohet për nder të Ditës së Flamurit.

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

La Liga
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Kalo në kategori