LAJMI I FUNDIT:

LG bëhet gati për Optimus 3D II

LG bëhet gati për Optimus 3D II

LG Optimus 3D është njëri prej telefonave të parë të mençur i cili do të ketë syze 3D, dhe ndërfaqe 3D, ndërsa tani duket se LG nuk mjaftohet vetëm me kaq, pasi që planifikon të lansojë edhe gjeneratën e dytë të këtij modeli.

LG Optimus 3D 2 thuhet se nuk do të paraqitet në treg gjatë këtij viti, ndërsa ende nuk dihet se në cilën pjesë të vitit të ardhshëm do të dal ky telefon i mençur mobil.
Sipas PocketLint, thuhet se prodhuesi i famshëm, LG, edhe kësaj radhe ka punësuar Henry Noh, ideatorin e LG Optimus 3D, i cili do të punojë edhe në gjeneratën e dytë të këtij modeli me teknologji 3D.
Në njoftimin e kësaj faqeje, thuhet gjithashtu se LG Optimus 3D 2 do të jetë shumë më i hollë sesa modeli ekzistues, dhe se data e lansimit të këtij telefoni do të përshtatet mbase me ato të konkurrentëve të cilët do të përgatisin telefona të avancuar për treg. / Telegrafi /