LAJMI I FUNDIT:

Fadil Vokrri rikandidohet sërish për kryetar të FFK-së

Fadil Vokrri rikandidohet sërish për kryetar të FFK-së

Fadil Vokrri pritet të drejtojë futbollin e Kosovës edhe për katër vjet të tjera. Ai ende pa u mbajtur Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, është propozuar për t’u rikandiduar për kryetar nga të gjitha Lidhjet Rajonale të Kosovës.

Për këtë, drejtuesit e Lidhjeve Rajonale kanë mbajtur sot konferencë për shtyp, për të bërë të ditur vendimin e tyre.

“Ju kemi ftuar për t’iu treguar për kërkesën tonë drejtuar kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, për t’u rikandiduar për postin e kryetarit, duke marrë parasysh punën e madhe dhe momentin e ndjeshëm për futbollin kosovar në raport me komunitetin ndërkombëtar të futbollit”, ka deklaruar Ismajl Ajeti, kryetar i Lidhjes Rajonale të Prishtinës, përcjell GazetaOlle.com.

“Me rëndësi të veçantë është vazhdimi i procesit të anëtarësimit të FFK-s në UEFA dhe FIFA gjegjësisht finalizimin e saj, ku roli i kryetarit Vokrri me bashkëpunëtorë ka qenë krucial, prandaj konsiderojmë se është edhe e moralshme dhe domethënëse që në krye të saj të jetë Vokrri”, shtoi ai.


Të pranishëm në konferencë ishin përfaqësuesit e të gjitha Lidhjeve Rajonale si: Agim Maloku, kryetar i LRF të Prizrenit, Iljaz Mjaku, kryetar i LRF të Ferizajt, Ali Zasella, kryetar i LRF të Mitrovicës, Malazog Hoxha, kryetar i LRF të Gjilanit, Ismet Ahmeti, sekretar i LRF të Pejës dhe Sadik Byci, sekretar i LRF të Gjakovës.

“Mbajtja gjallë e futbollit kosovar dhe të gjitha garave përkatëse në kushte jashtëzakonisht të vështira ishte meritë e të gjithë lojtarëve, sponsorëve, trajnerëve, tifozëve dhe të tjerëve dhe njëkohësisht ndërkombëtarizimi i tij, na shtynë që të kërkojmë në mënyrë të pa rezervë rikandidimin e Fadil Vokrri, i cili është edhe simbol i kësaj loje më të popullarizuar në botë. Pothuajse të gjithë delegatët dhe kryetarët e shtatë rajoneve jemi unik dhe kërkojmë ri kandidimin e kryetarit Vokrri. Kjo kërkesë është protokolluar në administratën e FFK-së dhe presim vendimin pozitiv të kryetarit dhe të KE të FFK-së”, ka thënë në fjalën e tij kryetari i LRF Ismajl Ajeti.

Legjenda e futbollit kosovar është kryetar i FFK-s prej vitit 2008.

Vokrri momentalisht ndodhet në Turqi, ku po lobon për të marrë mbështetjen e kësaj federate para kongresit të UEFA-s që mbahet në mars 2015, e në të cilin pritet të votohet për anëtarësimin e FFK-s në UEFA.

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

La Liga
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Kalo në kategori