LAJMI I FUNDIT:

Fadil Vokrri në Turqi

Fadil Vokrri në Turqi

Kreu i FFK-së ka udhëtuar sot drejt Turqisë për të lobuar për pranimin e Kosovës në shtëpinë evropiane të futbollit.

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë sot ka marrë rrugë drejt Turqisë, ku pritet të takohet me homologët për të lobuar për pranimin e Kosovës në UEFA.

Takimet me krerët e Federatës së Futbollit të Turqisë (TFF) mbahen nesër më 25 nëntor, ka bërë të ditur FFK-ja përmes një njoftimi të botuar në faqen zyrtare të Federatës.

Vokrri gjatë javëve të kaluara ka marrë përkrahje edhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe ajo e Sllovenisë, pas vizitave që i bëri aty.