LAJMI I FUNDIT:

Fushat “e zeza” të Kosovës

Fushat “e zeza” të Kosovës

Një erë e fortë që fryu të shtunën mbrëma dhe shiu që pasoi pas erës mjaftuan që sërish të shfaqen problemet e mëdha që ekzistojnë me infrastrukturën sportive në vend, përkatësisht problemet me stadiumet e terrenet e futbollit.

Ndeshja derbi e Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Hajvalisë dhe Trepçës ’89 që ishte paraparë të luhej të dielën në Kishnicë u shty për më vonë, pasi fusha në Kishnicë ishte e mbuluar me ujë. Hajvalia në mungesë të stadiumit të saj, ndeshjet si vendas po i luan në Kishnicë. Por jo edhe kur bie shi, shkruan sot kohaditore.

Për shkak të erës dëme të mëdha pësoi stadiumi i Trepçës ’89, ai "Riza Lushta" në Mitrovicë. Kulmi që është vendosur tash vonë dhe që nuk dihet nëse kanë përfunduar të gjitha punët rreth tij, për shkak të erës u shkatërrua. Gjysma e mbulojës së tribunës së këtij stadiumi ra në tokë për shkak të erës. Dëme të mëdha nga era pësoi edhe fusha ndihmëse e stadiumit "Riza Lushta" që është e mbuluar me bar artificial.

Stadiumet e fushat e skuadrave tjera të Superligës këtë fundjavë shpëtuan më lehtë. Por asnjëra skuadër e Raiffeisen Superligës nuk mund të mburret që e ka të rregulluar çështjen e infrastrukturës. Të paktën nuk mund të mburret që nuk ka pasur telashe për një periudhë pak më të gjatë, për shembull për dy-tre vjet. Të gjitha skuadrat e Superligës anë pasur kohë më parë vështirësi me infrastrukturë. Problemet që lidhen me infrastrukturën janë pjesë e pandashme e futbollit kosovar.


Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Premier League
Tifozët e Galatasarayt nuk e njohën transferimin më të madh të klubit, ai i kaloi dhe nuk shkaktoi asnjë reagim

Tifozët e Galatasarayt nuk e njohën transferimin më të madh të klubit, ai i kaloi dhe nuk shkaktoi asnjë reagim

Ligat tjera
Kalo në kategori