LAJMI I FUNDIT:

Eliminim i hershëm i boksierëve kosovarë në Evropian

Eliminim i hershëm i boksierëve kosovarë në Evropian

Boksierët kosovarë kanë vazhduar me eliminime të hershme në garat e nivelit të lartë ndërkombëtar.

Edmond Zefi e Ardit Delijaj të dielën janë eliminuar qysh në sfidat e tyre të para në Kampionatin Evropian për të Rinj që po mbahet në Kolobrzeg të Polonisë, shkruan sot Koha Ditore.

Edmond Zefi, që bokson në kategorinë deri 60 kilogramë, pësoi me vendim unanim nga hungarezi Richard Kovacs. Të tre anëtarët e jurisë vlerësuan luftën 30:27 në favor të hungarezit Kovacs.

Njëjtë u eliminua edhe Ardit Delijaj, në sfidën e kategorisë deri 81 kilogramë. Ai pësoi nga rumuni Antonio Dan Dinca pas tri raundeve.


Trajneri Burhan Xhafa është ankuar për padrejtësi të mëdha në të dy meçet.
"Ka pasur padrejtësi të mëdha në të dy meçet. Dhe me një fjalë shtetet proruse do të shkojnë shumica në finale. Është problem që shteti ynë pa përkrahje të ecë para. Shihet se rreth 80 për qind të referëve të Evropës janë prorusë. Ka padrejtësi të mëdha. Është bërë njëjtë si në garën e këngës Eurovision", ka thënë trajneri Burhan Xhafa për gazetën. Ai ishte me dy boksierët në Kolobrzeg të Polonisë.

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

La Liga
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Kalo në kategori