LAJMI I FUNDIT:

Era shkatërron kulmin e stadiumit “Riza Lushta”

Era shkatërron kulmin e stadiumit “Riza Lushta”

Era e fortë që fryu të shtunën mbrëma ka shkaktuar dëme të mëdha në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë. Një pjesë e kulmit të renovuar të stadiumit është prishur nga era, përkatësisht mbuloja ka rënë në tokë.

Kulmi i stadiumit buzë Ibrit u renovua me investim prej 100 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit. Kulmi ishte djegur në fillim të vitit, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i klubit Trepça ’89, Abedin Zeka nuk dyshon në punimet e bëra nga kompania kontraktuese, por thotë se shkaktare ka qenë era e fortë që ka fryrë të shtunën mbrëma në Mitrovicë. 89-shi ka në shfrytëzim këtë stadium.

"Nuk e mbaj në mend të ketë fryrë kaq shumë erë siç fryu të shtunën në Mitrovicë. Është dëmtuar një pjesë e kulmit të tribunës dhe shkaktar i saj ka qenë era e fortë. Nuk do të akuzoja askënd, pasi ka pasur një erë me fuqi të madhe. Tash nuk e di nëse do të marrë përsipër kompania vendosjen e mbulojës së re apo si do të shkojë puna tutje. Për këtë besoj se do të gjendet gjuhë e përbashkët ndërmjet kompanisë dhe MKRS-së. Më vjen keq për këtë që ka ndodhur. Era ka shkaktuar dëme edhe në fushën ndihmëse. I ka prishur rrethojat dhe shtyllat elektrike", ka thënë Zeka, të dielën, për gazetën.


Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori