LAJMI I FUNDIT:

Yahoo Phone, muajin e ardhshëm

Yahoo Phone, muajin e ardhshëm

Së shpejti, tregu japonez do ta ketë një telefon të mençur, i cili do të quhet Yahoo Phone.

Për disa, ky lajm mund të duket i çuditshëm, mirëpo duke marrë parasysh që Yahoo është motori më i madh i kërkimit në këtë vend, një informacion i tillë nuk është për mos tu besuar.

Për më shumë, operatori i tretë më i madh në Japoni, SoftBank, i cili e ofron telefonin e mençur mobil me emrin e Yahoo’së, është edhe aksionari më i madh i motorit të kërkimit në këtë treg, dhe lansimi i telefonit të mençur ka shumë kuptim.

Yahoo Phone do të prodhohet nga Sharp, ndërsa vjen si një model i riemëruar i telefonit "AQUOS PHONE THE PREMIUM SoftBank 009SH”.


Modeli i telefonit që mban emrin e Yahoo, bazohet në Android 2.3, ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, rezolucion QHD, kamerë me 8MP, Bluetooth 3.0, IEEE 802.11 b/g/n Wi-Fi, portin për mikro SD kartelë, tuner digjital për TV, funksionin për kuletë elektronike dhe jo vetëm.

SoftBank do të fillojë shitjen e Yahoo Phone gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa ende nuk dihet se kur do të shpërndahet edhe në vendet tjera të botës, përveç Japonisë. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Teknologji
Kompania e Inteligjencës Artificiale gjobitet për grumbullimin e paligjshëm të fotove të njerëzve

Kompania e Inteligjencës Artificiale gjobitet për grumbullimin e paligjshëm të fotove të njerëzve

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Kalo në kategori