LAJMI I FUNDIT:

Gjakova mban turnirin ndërkombëtar të pingpongut

Gjakova mban turnirin ndërkombëtar të pingpongut

Në Gjakovë është mbajtur sot turneu ndërkombëtar i pingpongut në shënim të Ditës së Flamurit për festën e 28 Nëntorit.

Në këtë turnir kanë marrë pjesë 120 pingpongistët më të mirë që vijnë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Turneu që tradicionalisht është mbajtur në Prishtinë, këtë vit për të parën herë është zhvilluar në Komunën e Gjakovës.
Turniri është organizuar nga klubi i pingpongut “Vllaznimi” në bashkëpunim me Federatën e Pingpongut të Kosovës, si dhe Komunën e Gjakovës.

Garën e ka shpallur të hapur kryetari i i Federatës së Pingpongut të Kosovës, Nehat Çitaku, i cili i ka përshëndetur të gjitha ekipet pjesëmarrëse, duke thënë se Gjakova ka qenë gjithmonë çerdhe e pingpongut.

“I përshëndes të gjithë pingpongistët, sidomos ata nga Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe ata nga Kosova. Duke uruar gara të suksesshme për nder të ditë së flamurit, festës sonë më të madhe kombëtare shpalli të hapur garën e flamurit kombëtar. I falënderoj edhe për shpërblimet pasi nuk kanë qenë të zakonta, dhe për këtë i falënderoj udhëheqësit e klubit të pingpongut ‘Vllaznimi’. Mund të them se Gjakova për vite të tëra ka qenë çerdhe e pingpongut.


Drejtuesit e ekipeve pjesëmarrëse kanë thënë se në bazë të bashkëpunimit që e kanë në mënyrë të vazhdueshme me Federatën e Pingpongut të Kosovës, edhe ky organizim është mjaft mirë i realizuar dhe në stadin që duhet. Sipas tyre, organizimi Federata e Pingpongut t Kosovës është një ndër të parat që është anëtarësuar në federatat botërore dhe i ka dhënë edhe një hap përpara të gjitha sporteve në Kosovë.

Ndërkaq, një ndër organizatorët e këtij turniri, Albion Curri, ka thënë se turniri mbahet për të shënuar ditën e flamurit, dhe se për herë të parë ky turnir tradicional mbahet në Prishtinë, pasi më parë organizohej në Prishtinë.

“Turniri mbahet për të shënuar ditën e flamurit dhe për herë të parë mbahet në Gjakovë. Tradicionalisht është zhvilluar në Prishtinë. Zakonisht këto turnire secili shtet i ka të veçanta, ku normalisht formulohet edhe lista zyrtare e pingpongistëve. Garat zhvillohen në mënyrë ekipore dhe individuale.

Pikët kalkulohen, përpilohet lista zyrtare dhe shpallet më i mirë i pingpongut kosovar në fund të vitit. Për fituesit jemi përpjekur që të ketë shpërblime modeste nga organizatori”, ka thënë Curri.

Një ndër drejtuesit e ekipeve pjesëmarrëse ka thënë se ekipi i tij i ka bërë përgatitjet e duhura dhe synon të kualifikohet së pari në grupe për të arritur tek lojtarët më të mirë. /KosovaPress/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

La Liga
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Kalo në kategori