LAJMI I FUNDIT:

Edhe Motorola me telefona në WP7?

Edhe Motorola me telefona në WP7?

Me sa duket, pas kompanisë Nokia është edhe rivali i saj Motorola që dëshiron të prodhojë telefona të mençur mobil të cilët bazohen në sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone 7.

Të paktën kështu është thënë nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, Sanjay Jha, i cili ka thënë se Motorola është e interesuar të ketë një marrëveshje të ngjashme me Microsoft, siç e ka sot prodhuesi finlandez Nokia.

Edhe pse ende nuk është thënë asgjë lidhur me një bashkëpunim të mundshëm mes këtyre dy kompanive, duket se të dyja palët janë të interesuara të bashkëpunojnë për prodhimin e telefonave që bazohen në platformën mobile të Microsoft.

Gjatë këtyre viteve, Motorola ka prodhuar shumë telefona të famshëm në Android, dhe me siguri se Microsoft do të jetë i interesuar të shtojë ndonjë të tillë edhe në platformën e saj. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kompania e Inteligjencës Artificiale gjobitet për grumbullimin e paligjshëm të fotove të njerëzve

Kompania e Inteligjencës Artificiale gjobitet për grumbullimin e paligjshëm të fotove të njerëzve

Teknologji
Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Teknologji
Kalo në kategori