LAJMI I FUNDIT:

Beba e hendbollit

Beba e hendbollit

Plot 12 gola shënoi Belma Beba për Shqiponjën e Gjakovës në ndeshjen ndërkombëtare me Pelisterin. Ishte bindshëm më efikasja dhe më e mira në terren. 12 gola i shënoi edhe për Kastriotin e Ferizajt në ndeshje me Hasseltin belg. Në ndeshjen e dytë ndaj kësaj skuadre shënoi 13 gola.

Beba udhëhoqi Shqiponjën drejt fitores së thellë, 38:22, në udhëtim ndaj Pelisterit të Maqedonisë në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Challenge Cup, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kastriotin e udhëhoqi në dy ndeshjet ndaj Hasseltit në kuadër të raundit të dytë të EHF Cup. Por Kastrioti nuk kaloi tutje. Ndeshjen e parë e humbi në shtëpi me rezultatin 32:23, ndërsa të dytën e fitoi në udhëtim 28:27.

Të gjitha këto ndeshje janë të këtij edicioni garues, ndërsa Beba në të gjitha ka shënuar të paktën përgjysmë më tepër gola se realizatorja e dytë më e mirë.


Beba aktualisht llogaritet hendbollistja më e mirë në Kosovë. Është pjesë e Kastriotit të Ferizajt, por ka vendosur të ndihmojë Shqiponjën e Gjakovës në ndeshjet ndërkombëtare.