Derbi javës së 16-të në Superligën e Kosovës ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit ka mbetur nën hijen e incidentit që ka ndodhur në zhveshtoren e stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Pas përfundimit të ndeshjes prej 1-1, ka pasur një përleshje në zhveshtoren e Feronikelit, nga e cila kanë mbetur të lënduar futbollisti i Gjilanit Betim Haxhimusa dhe ai i Feronikelit, Mendurim Hoti.
Futbollisti i Gjilanit, Betim Haxhimusa ka pësuar lëndime të rënda pas takimit, që sipas KF Gjilanit ato lëndime ia kanë shkaktuar ekonomi i KF Feronikelit, i cili “ishte pozicionuar me një lopatë në hyrje të zhveshtorës ku edhe e sulmojnë lojtarin dhe si pasojë ia thyen nyjën e dorës”, ndërsa ishte përleshur edhe me lojtarin e Feronikelit, Mendurim Hoti.
KF Gjilani përmes një komukate për media ka thënë:
Deri në minutën e 79’ të këtij takimi gjithçka ishte në rregull, por pas momentit të ndëshkimit të lojtarit tonë Betim Haxhimusa (i cili u ndëshkua pa të drejtë ngase as nuk u kacafyt, e as nuk fyu lojtarin Mendurim Hotin e K.F. Feronikelit ) eskaloi situata ku filluan gjuajtjet me tulla , gurë e shishe nga ana e shikueseve të cilët ishin vendosur në një tribunë pa rrethojë dhe nuk mund të kontrollohej nga askush.
Nuk mjaftoi vetëm kjo pasi lojtari jonë, Betim Haxhimusa, kaloi turmën e shfrenuar të individëve të cilët qëndronin në fushë dhe nuk ishin persona zyrtar ai ballafaqohet me lojtarin kundërshtar, Menderim Hoti dhe Ekonomin e KF Feronikelit, i cili ishte pozicionuar me një lopatë në hyrje të zhveshtorës ku edhe e sulmojnë lojtarin dhe si pasojë ia thyen nyjën e dorës , Haxhimusa shpëton nga lëndime tjera edhe falë Drejtorit të SuperSportit për Kosovë i cili ishte në vendin e ngjarjes.
Ky nuk ishte fundi, Ekonomi i KF Feronikelit, sërish vihet në aksion dhe sulmon lojtarin, Arbër Shala, i cili gjendej në këndin e fushës, Ekonomi e goditi edhe atë, e për çudi nuk reagoj askush, as gjyqtari anësor i cili ishte afër lojtarit kur ai u sulmua, në raste të tilla ndeshja duhet të ndërprehet.
Probleme pati edhe kur u ndëshkua me karton të kuq, Fidan Hasani, të cilin gjatë daljes nga fusha e gjuanin me gjësende të ndryshme si dhe gjatë shkuarjes për në zhveshtore ku ishin tubuar disa individë të pa autorizuar të cilët e sulmuan atë.
Në shpresojmë që, Federata e Futbollit të Kosovës, të marr masat e duhura dhe të mos lejoj përsëritjen e këtyre ngjarjeve të cilat më të vërtetë e izolojnë edhe më shumë futbollin tonë duke na pamundësuar kalimin në Evropë.
Në anën tjetër ka reaguar edhe klubi i Feronikelit përmes faqes zyrtare të klubit, në të cilën ka postuar rrëfimin e lojtarit Mendurim Hoti, përmes së cilës mohon akuzat se lojtari i Gjilanit është sulmuar në zhveshtoren e klubit të tyre.
Mendurim Hoti për faqen zyrtare të klubit të Feronikelit ka folur lidhur me sulmin fizik që ai e pësoi sot në zhveshtore nga lojtari i Gjilanit Betim Haxhimusa dhe një person tjetër nga skuadra e Gjilanit që Hoti nuk e njehë me emër.
Ja fjalët e Hotit:
Unë pas ndëshkimit me karton të kuq u largova drejt zhveshtoreve ashtu siç e kërkon edhe rregulli i futbollit, pas pesë minutave teksa isha duke u zhveshur për të bërë dush dhe t’i ndërroj rrobat dera u godit disa here fort dhe u hap ani pse unë paraprakisht e kisha mbyllur atë me çelës, me tu hapur dera dy persona mu vërsulën dhe i pari ishte lojtari Betim Haxhimusa, i cili filloi të më fyej me fjalë dhe bashkë me atë tjetrin që nuk e njohë edhe më goditshin duke me kërkuar sqarim pse ai u ndëshkua me të kuq për fajin tim gjojase.
Unë u mundova të mbrohem dhe kur u fjalosëm edhe me zë të lartë atëherë për fatin e mirë timin në ndihmë më doli ekonomi i klubit, i cili tentoi t’i largojë ata që mu me goditshin vazhdimisht me grushte e shkelma, unë me përgjegjësi të lartë ua them të vërtetën se dorën ai ka mundur ta lëndoj teksa po e grushtonte dhe shkelmonte derën për ta hapur.
Pastaj situata u qetësua kur erdhën në zhveshtore edhe të tjerët zyrtarë të klubit të cilët ishin duke e shoqëruar Fidan Hasanin, i cili vazhdimisht shante zyrtaret e klubit. Pra, e tërë ngjarja ka ndodhur pesë minuta dhe unë nuk e kam parë asnjë njëri duke goditur lojtarët e Gjilanit, ekonomi i klubit tonë u morë vetëm me gjendjen time, të cilin e falënderoj ngase më shpëtoi jetën nga ata vagabonda.
Ky është rrëfimi i përjetimit të Hotit i cili është një lojtar i ri dhe i disiplinuar, neve si klub na vjen keq që një gjyqtar tendencioz dhe i pa aftë për ta menaxhuar situatën duke e toleruar së pari lojtarin e Gjilanit Fidan Hasanin të fyej dhe provokojë gjatë tërë pjesës së dytë, së pari gjyqtarët e pastaj edhe lojtarët, personat zyrtar dhe publikun e skuadrës tonë.
Fatmirësisht ndeshja ka qenë direkt në supersport Kosova dhe po ashtu prezent kanë qenë RTK, KTV,TRIBUNA CHANNEL. Nga të cilat kërkojmë të pasqyrojnë gjithë të vërtetën që sot ka ndodhur në Rexhep Rexhepi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania