LAJMI I FUNDIT:

Sokoli: Barazimi rezultat pozitiv për ne

Sokoli: Barazimi rezultat pozitiv për ne

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, e ka arsyetuar lojën me zhargitje të skuadrës së tij me faktin që përballë e kishte një ekip shumë të fortë, i cili mund të ndalej vetëm ashtu.

Gjilani nuk ishte favorit por arriti të marrë një pikë të madhe nga udhëtimi në Drenas tek kampionët e Feronikelit.

“Luajtëm ndaj një skuadre shumë të fortë, me futbollistë shumë cilësorë dhe kjo ishte mënyra e vetme për të marrë pikë këtu në Drenas”.

“Barazimin mund ta konsiderojmë si rezultat pozitiv”, deklaroi Sokoli për Supersport Kosova.


Në dy përballjet e sivjetme mes njëra-tjetrës, Gjilani ka një fitore si vendas 1-0 dhe barazimin e sotëm 1-1. /Telegrafi/