LAJMI I FUNDIT:

Pingpongistë nga rajoni në turneun për Ditën e Flamurit

Pingpongistë nga rajoni në turneun për Ditën e Flamurit

Për nder të Ditës së Flamurit, Komuna e Gjakovës, gjegjësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, do të organizojë turneun ndërkombëtar në pingpong.

Komuna e Gjakovës përmes një njoftimi ka konfirmuar se pjesë të këtij turneu ndërkombëtare do të jenë nikoqiri Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Ky eveniment sportiv, i cili nis nesër pritet të sjell sfida interesante, ndërsa garat e këtij turneu nisi prej orës 10:00 dhe zhvillohen Palestrën e Sporteve ‘Shani Nushi’.