LAJMI I FUNDIT:

GooApple: iPhone 4 me Android?

GooApple: iPhone 4 me Android?

Modeli më i ri i iPhone 4, i cili është klonuar nga kinezët dhe mban emrin GooApple bazohet në sistemin operativ të Google, platformën mobile Android.

Sipas analistëve thuhet se emri i modelit kinez të iPhone, GooApple, është një kombinim i emrave të gjigantëve amerikan të teknologjisë, kompanive Google dhe Apple.

Pamja e modelit kinez të iPhone 4 është krijuar dhe duke mjaft ngjashëm me modelin origjinal të kompanisë Apple, mirëpo ajo që e dallon modelin me firmën GooApple, është sistemi operativ Android.


iPhone 4 kinez mbështetet në versionin Android 2.2 Froyo, ndërsa ndërfaqja e këtij sistemi operativ është përshtaturmjaft shumë, që të përngjajë sa më shumë me versionin origjinal të telefonit të Apple. / Telegrafi /