LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku: E kemi krijuar boshtin e skuadrës për kualifikime në Evropian e Botëror

Bunjaku: E kemi krijuar boshtin e skuadrës për kualifikime në Evropian e Botëror

Përzgjedhësi i përfaqësues së Kosovës, Albert Bunjaku është i bindur se Kosova e ka krijuar boshtin e skuadrës për kualifikimet në Evropian dhe Botëror.

Kosova javën e kaluar barazoi në miqësoren kundër Kombëtares shqiptare (2-2), në kryeqytetin e Kosovës.

I pari i bankinës së përfaqësues sonë, në një intervistë për KosovaPress, shprehet i bindur se skuadra e tij ka krijuar boshtin e ekipit për sfidat ndërkombëtare.
Kosova pritet që shtatorin e ardhshëm të jetë pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Rusi 20198’.

“Boshti i ekipit është krijuar, mirëpo këtij boshti sigurisht do t’i bashkangjitën edhe në të ardhmen lojtarë tjetër potencial, lojtarë të cilët shpresojmë dhe besojmë se do të rrisin kualitetin, në disa pozicion e kemi përforcuar konkurrencën, në disa pozicione akoma nuk kemi arritur që të gjejmë konkurrencë të mjaftueshme, por shpresoj se në të ardhmen kjo do të bëhet dhe miqësoret e tilla janë një mundësi shumë e mirë për testimet tjera”, ka thënë Bunjaku.


Ai është i bindur se Kosova qysh në kualifikimet e para të Evropianit apo Botërorit do të ketë sukses. Bunjaku kur e thotë këtë bazohet në dy faktor.

“Unë besoj fuqimisht se në Kampionatin e parë Botëror, Evropian, Kosova do të shkon më tutje prej Grupit, këtë e them duke u bazuar në dy faktor. Njërin faktor besoj se është krijuar në bërthamë, faktori i dytë është t’i jepet kohë, do të kemi nevojë për lojë sa më shumë, mirëpo unë jam bindur se njëri prej tyre, në Evropian apo Botëror do të shkojmë më tutje”, ka theksuar Bunjaku.

Tekniku i përfaqësues sonë, ka folur dhe për lojtarët e ardhshëm që mund të jenë pjesë e skuadrës së tij. Bunjaku thotë se për secilin lojtarë dyert e Kosovës janë të hapura.

“Na nuk mund të llogarisim në askund hiq. Në duhet ta fillojmë rrugën tonë, e kemi filluar rrugën, e kemi krijuar bërthamën, mirëpo në të njëjtën kohë në bazë të rrethanave si do të bëhen Kosova do të jetë e hapur siç ka qenë edhe më herët, por për ne ka qenë më rëndësi që kemi krijuar një bazë, mendoj se kemi krijuar një bazë, kemi lojtarë që kanë shumë potencial dhe që janë lojtarë interesant për të ardhmen, sigurisht se disa prej tyre do të dëgjoni edhe vitin e ardhshëm që do të luajnë në ligat e forta në Evropë”, ka përfunduar Bunjaku.

Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori