LAJMI I FUNDIT:

Superliga pa tifozë

Superliga pa tifozë

Superliga e Kosovës gjithnjë është sfiduar nga numri i vogël i shikuesve, ndërsa krizën veç çka e kanë thelluar “Torcidat” dhe “Intelektualët”.

Të dyja këto grupe të tifozëve tashmë i kanë bojkotuar klubet e tyre. Dhe ikja e tyre nga tribunat nuk është pritur aspak mirë te futbollistët e tyre. Analistët thonë se Trepça ’89 dhe Drita duhet t’i kthejnë lojtarët e 12-të të tyre, pa të cilët futbolli s’ka lezet

Superliga e Kosovës në futboll gjithnjë është ballafaquar me mungesë të madhe të shikuesve. Dhe në vend se kjo situatë të përmirësohet, ajo vetëm sa po përkeqësohet më shumë. Këtë e konfirmon fakti se elita e futbollit kosovar tashmë ka mbetur pa dy grupet e tifozëve ndër më të mëdhatë dhe më të njohurat në vend. “Torcidat” e Mitrovicës dhe “Intelektualët” e Gjilanit e kanë bojkotuar garën kampionale, të pakënaqur me kryesitë e klubeve të tyre, Trepçës ’89, përkatësisht Dritës.

“Torcida” e pati bojkotuar 89-shin, të indinjuar me krerët e klubit për të cilët kishin thënë se nuk po i mbështesin rreth organizimeve të ndryshme. Madje, ata para disa ditëve deklaruan se nuk do të hyjnë asnjëherë në stadiumin “Riza Lushta” derisa të largohet Kryesia aktuale e Trepçës ’89, te të cilët u kishte mbetur hatri që u kanë thënë se ekipi i tyre mund të jetojë edhe pa tifozë.


Në anën tjetër, “Intelektualët” hynë në bojkot për një arsye tjetër. Të pakënaqur me rezultatet e Dritës tifozët gjilanas theksuan se nuk do të shkojnë më në stadium, në shenjë pakënaqësie me Kryesinë e Klubit, për të cilën thanë se nuk po i paguan me kohë futbollistët, me ç’rast këta të fundit po detyrohen t’i shesin ndeshjet. Gjithsesi akuzë mjaft e rëndë, por që edhe më e rëndë mund të konsiderohet mungesa e tyre në Superligën e varfër të Kosovës.

Pavarësisht raporteve mes kryesive të klubeve dhe tifozëve, mungesën e këtyre të fundit më së shumti e vërejnë futbollistët në fushë, të cilët e kanë më të vështirë të motivohen për një lojë më të mirë. Futbollisti, Samir Sahiti, i cili djersit fanellën e Trepçës ’89, thotë se mbështetja e tifozëve i nevojitet shumë ekipit të tij, i cili po e kërkon titullin e kampionit të Kosovës. “Ne kemi nevojë për mbështetjen e “Torcidave”. Nuk e di se çfarë mosmarrëveshje i kanë shtyrë ata të mos vijnë, por ata e dinë më mirë se a dëshirojnë të vijnë apo jo”, theksoi Sahiti. Në anën tjetër, edhe futbollistët e Dritës me shqetësim kanë marrë lajmin se “Intelektualët” kanë vendosur t’i bojkotojnë ndeshjet e tyre. “Ka ndodhur shumë shpesh që ata të jenë arsyeja kryesore për të fituar një ndeshje. Rasti i fundit është motivimi që kishim nga ata në ndeshjen ndaj Gjilanit, të cilën e fituam. Do të thotë që pa ta është si të jesh pa një lojtar në fushë. Ata për ne janë gjithçka”, ka theksuar Limani.

Por Limani e Sahiti dhe shokët e ekipeve të tyre nuk do të mundë ta presin përkrahjen e tyre, pa një reflektim të kryesive të Dritës dhe të Trepçës ’89.

Ish-futbollisti, tani trajneri i njohur Ismet Munishi, shpreson që Drita dhe Trepça ’89 t’i bindin tifozët e mirë të tyre t’u kthehen tribunave, pasi pa ta një lojë futbolli nuk ka lezet. Sipas tij, prezenca e tifozëve në tribuna ka rëndësi të madhe për çdo ekip dhe jorastësisht në futboll tifozët konsiderohen si “lojtari i 12-të” për çdo ekip.

“Po të mos ishin tifozët ‘Forca’ të na mbështetnin vazhdimisht nuk do t’ia kishim dalë ta fitonim titullin e kampionit sa isha në Vushtrri te Llamkos Kosova”, kujton Munishi.

“Të gjitha ato klube që kanë probleme me tifozë duhet t’i rregullojnë raportet me ta, pasi që tifozi është lojtari i 12-të. Ata janë motivimi i lojtarëve dhe kanë një rol të rëndësishëm në shkallët e stadiumit me përkrahjen që i japin ekipit të tyre të zemrës”, përfundoi Munishi.

Siç dihet, “Intelektualët” dhe “Torcidat” janë ndër grupet më të njohura dhe më të mëdhatë në Kosovë, gjë që e kanë dëshmuar nëpër vite.

Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori