LAJMI I FUNDIT:

Motorola Droid Bionic konfirmohet për shtator

Motorola Droid Bionic konfirmohet për shtator

Modeli më i ri i telefonit të mençur mobil nga Motorola, Motorola Droid Bionic, është përfolur shumë herë deri më tani, për datën e mundshme të lansimit në treg, ndërsa disa madje edhe kanë pyetur nëse i njëjti do ta shoh dritën e diellit ndonjëherë.

Mirëpo, tani drejtori ekzekutiv i kompanisë Motorola, Sanjay Jha e ka konfirmuar për CNET, se modeli i ri i telefonit, Droid Bionic do të dal në shitje gjatë muajit shtator.

Pamjet e para të këtij telefoni ishin paraqitur në muajin janar të këtij viti, dhe më pas kanë pasuar spekulimet për datën e mundshme të lansimit të këtij modeli të ri të telefonit të avancuar, prodhuar nga Motorola.

Fillimisht, ishte thënë se Droid Bionic do të paraqitej në treg gjatë muajve të verës, por më pas drejtori ekzekutiv i kompanisë e konfirmoi se ishte muaji shtator, data zyrtare për lansimin e modelit të ri të telefonit, Motorola Droid Bionic.


Për të gjithë ata që kanë harruar, Motorola Droid Bionic posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, procesor dual core me 1GHz, 512MBRAM, ndërfaqe qHD, si dhe 540 x 960 pikselë.

Për më shumë, Droid Bionic posedon edhe kamerën e pasme me 8MP, atë frontale për video komunikim, ndërsa i njëjti është i pajisur edhe me portin HDMI, si dhe lidhjet WiFi dhe Bluetooth. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Adobe ofroi Photoshop të thjeshtuar në ueb

Adobe ofroi Photoshop të thjeshtuar në ueb

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

Teknologji
Altman me plan ambicioz për Inteligjencën Artificiale, por i duhen shtatë miliardë dollarë

Altman me plan ambicioz për Inteligjencën Artificiale, por i duhen shtatë miliardë dollarë

Teknologji
Kalo në kategori