LAJMI I FUNDIT:

RIM shkurton 2 mijë punonjës

RIM shkurton 2 mijë punonjës

Në një kohë kur shitjet e celularëve të mençur Blackberry kanë rënë ndjeshëm, kompania RIM ka vendosur që të shkurtojë të paktën 2000 punëtorë.

Lajmi është njoftuar nga vetë zyrtarët e Blacberry, të cilët kanë shtuar se shefi ekzekutiv i kompanisë Don Morrison por planifikon tërheqjen e tij. Shkurtimet që pritet të bëhen, përkthehen në 11% të buxhetit të kompanisë.

Si rezultat i shitjeve të pakta që prej fillimit të këtij viti, të ardhurat e Blackberry pësuan një rënie prej 50%, çka ka sjellë marrjen e masave drastike. /Telegrafi/