LAJMI I FUNDIT:

LG Optimus 3D në shitje më 7 Gusht

LG Optimus 3D në shitje më 7 Gusht

AT&T ka njoftuar se kanë nisur prenotimet për celularin e mençur LG Optimus 3D (Thrill 4G), i cili është prezantuar katër muaj më parë.

Bëhet fjalë për versionin e parë Optimus në teknologjinë 3D, me sistem operimi Google Android 2.2, me një ekran 4.3-inch me prekje të shumfishtë me rezolucion 480 x 800, me procesor Dual-Core OMAP4 1GHz, memorje të integruar 512 MB, dy kamera të pasme 5 megapiksel që mundësojnë regjistrimin e videos në 3D.

Ky model LG Optimus 3D (Thrill 4G) del në shitje më 7 Gusht. /Telegrafi/