LAJMI I FUNDIT:

“Peja s’do të ndalet”

“Peja s’do të ndalet”

Skuadra e Pejës është duke kaluar formë të shkëlqyer në Superligën e Kosovës dhe në Ligën Ballkanike.

Formën e mirë pejanët e vërtetuan edhe në ndeshjen e fundit ndaj Lovcen, të cilën e mposhtën si mysafire me rezultat 82:65.

Alo-qendra Fisnik Rugova shpreson që pejanët të vazhdojnë me formë të njëjtë edhe në ndeshjet tjera.

“Kemi pasur një seri të shkëlqyeshme të fitoreve, besoj se do të vazhdojmë kështu me lojëra të mira edhe në vazhdim”, theksoi Rugova. Ish-basketbollisti i Prishtinës është duke kaluar formë të mirë, duke besuar se do të jetë në rritje. “Po mundohem ta jap më të mirën dhe pres rritje të vazhdueshme të formës, që ta ndihmoja ekipin të vazhdojë me fitore”, nënvizoi ai.


Peja ndeshjen e radhës në BIBL do ta luajë ndaj Bashkimit.