LAJMI I FUNDIT:

Batatina: Llapi nuk ndalet, synojmë titullin

Batatina: Llapi nuk ndalet, synojmë titullin

Padyshim që befasia më e këndshme e këtij kampionati në elitën e futbollit kosovar është skuadra e rikthyer në elitë Llapi.

Bardh e kaltërtit janë rikthyer në ligë dhe menjëherë janë treguar të fortë për gjitha skuadrat, duke demantuar të gjithë.

Në 15 ndeshjet e para, Llapi ka arritur të grumbullojë 27 pikë, ndërsa trajneri Tahir Batatina në një prononcim për Telegrafin tregon arsyejet e këtij suksesi.

“Në fillim të kampionatit kam deklaruar që pasi e kam ruajtur ekipin nga Liga e Parë do të bëjmë gjëra të mëdha me këta djem”.


“Lojtarët e mijë që besoj shumë në vlerat e tyre dhe cilësitë që kanë janë angazhuar maksimalisht dhe kanë treguar përkushtim të madh ndaj fanellës së klubit dhe kështu kemi arritur të jemi në mesin e skuadrave favorite për titull”, thotë Batatina.

“Përkushtimi im i madh ndaj qytetit tim të lindjes dhe tifozëve legjendave ka bërë që të jetë ky sukses. Por ky sukses nuk do të arrihej sikur mos ta kishim përkrahjen e madhe të kryetarit dhe drejtorit ekzekutiv Nexhat Dumnica, që kanë qenë gjithmonë afër meje dhe më kanë përkrahur maksimalisht. Kështu me përkrahje të madhe ka ardhur edhe suksesi”, deklaroi Batatina. /Telegrafi/