LAJMI I FUNDIT:

Google freskon Android Market, ofron filma dhe libra

Google freskon Android Market, ofron filma dhe libra

Google e ka freskuar dyqanin e saj virtual Android Market, për pajisjet mobile që e shfrytëzojnë atë, ndërsa versioni i fundit sjell një varg veçorish të reja për Android, të cilat përfshijnë, libra dhe filma të ndryshëm.

Tani përdoruesit e platformës Android mund të huazojnë filma direkt nga telefoni i tyre i mençur mobil, ndërsa përveç huazimit, platforma mobile e Google tani ofron edhe mundësinë e shkarkimit të këtyre filmave.

Për më shumë, përdoruesit e Android Market gjithashtu mund të blejnë libra direkt nga telefoni i tyre mobil, dhe të dy shërbimet e reja që tani i janë shtuar platformës Android, punojnë edhe me versionin e Android 2.2.

Me sa duket, funksionet e reja në Android Market për momentin punojnë vetëm në SHBA, por besohet se shumë shpejtë, këto veçori të reja do të ofrohen edhe për përdoruesit e telefonave që bazohen në Android edhe jashtë tregut amerikan.


Më shumë detaje lidhur me dyqanin e ri virtual të Google Android mund të gjenden në Google Mobile Blog. / Telegrafi /