LAJMI I FUNDIT:

Google prezanton e-lexuesin iRiver, Story HD

Google prezanton e-lexuesin iRiver, Story HD

Google ka prezantuar lexuesin elektronik të librave iRiver Story HD, i cili do të dal në shitje nga 17 korriku, ndërsa ky do të jetë e-lexues i parë elektronik, i cili do të vijë me platformën e integruar të Google eBooks.

Më pas, përdoruesit e iRiver Story HD do të mund të blejnë librat e ndryshëm të ofruar në Google Books përmes lidhjes së internetit, WiFi.

Çmimi i iRiver Story HD me pakicë do të jetë 139,99 dollarë, mirëpo kjo pajisje elektronike për leximin e librave ofron qasje në më shumë se 3 milionë libra falas të ofruara nga Google eBooks.

"Ky është një moment historik të për ne, sepse iRiver bëhet prodhuesi i parë i cili ofron një e- lexues të integruar me Google eBooks" thuhet në blogun zyrtar të Google. / Telegrafi /