LAJMI I FUNDIT:

Hercules’i i Samsung në T-Mobile?

Hercules’i i Samsung në T-Mobile?

Lajmi i fundit që është dëgjuar për modelin e ri të telefonit të mençur të Samsung, Hercules, ishte gjatë muajit maj, ndërsa tani thuhet se Hercules do të ofrohet nga operatori mobil T-Mobile në shtator të këtij viti.

Të paktën, kështu thuhet sipas një raporti, ndërsa ky model është në thelb versioni i personalizuar i T-Mobile i Samsung Galaxy S II.

Sipas TMO, Samsung Hercules posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4,5 inç me teknologjinë Super AMOLED Plus, rezolucion prej 480 x 800 piksel, Android 2.3 dhe mundësi të pagesave me NFC.


Specifikat tjera të Hercules përfshijnë HSPA +, 1GB RAM, procesor Qualcomm dual core me 1.2GHz APQ8060, 16GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave, si dhe portin për microSD kartelë.

Me sa duket Hercules do të posedojë edhe një aparat fotografik me 8 mega-piksel, i cili ofron mundësi incizimi në të videove në formatin HD me 1080p, ndërsa detaje rreth çminimit potencial të këtij modeli të ri nuk ka ende. / Telegrafi /