LAJMI I FUNDIT:

Hyundai prezanton tabletin H800

Hyundai prezanton tabletin H800

Edhe Hyundai është futur në tregun e tabletëve, ndërsa kanë prezantuar prototipin e tyre të parë të quajtur Hyundai iT H800.

Bëhet fjalë për një pajisje me sistem operimi Google Android 2.3, me një ekran 8-inch me prekje të shumëfishtë me rezolucion 800 x 600, një procesor 1.2 GHz RK2918 Cortex-A8, 512 MB/RAM, një memorje të integruar 8 GB me mundësi rritje dhe 32 GB të tjera përmes kartës mikro SD.

Kjo pajisje mban deri në 7 orë punë, ka kamer të integruar, portë HDMi, WiFi dhe Buetooth. Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me çmimin e këtij tableti Hyundai iT H800. /Telegrafi/