LAJMI I FUNDIT:

Berisha e Paçarada flasin për ndeshjen ndaj Shqipërisë (Video)

Berisha e Paçarada flasin për ndeshjen ndaj Shqipërisë (Video)

Edhe pse në planin e Albert Bunjakit në stërvitjen e të mërkurës ishte faza ofensive, punë pati edhe për mbrojtjen.

Shtylla e repartit defensiv, Ilir Berisha, deklaroi se mbrojtja e Kosovës është e konsoliduar tanimë dhe në nivel të lartë.

Tutje Berisha shtoi se në këtë takim, edhe pse festiv, bashkëlojtarët e tij duhet të mbledhin përvojë dhe të sigurojnë rezultat pozitiv.

Partneri i tij në mbrojtje, Leart Paçarada, deklaroi se Shqipëria ndoshta edhe mund ta nënçmojë Kosovën. Për më shumë shikoni videon në vazhdim.