LAJMI I FUNDIT:

RIT Kosova në Universiadën e Romës (Foto)

RIT Kosova në Universiadën e Romës (Foto)

Një projekt i rëndësishëm, i nisur që nga prilli i këtij viti, pritet të implementohet gjatë kësaj jave. Sportistë të përzgjedhur nga grupi “University Sport Kosova” do ta përfaqësojnë Universitetin Amerikan të Kosovës në ngjarjen më të madhe sportive për Universitete, “Euro Roma 2015”, event i cili mbahet prej 12 deri më 15 nëntor në kryeqytetin italian, Romë.

Në këtë turne të madh sportiv do të marrin pjesë me shumë se 2.000 studentë dhe personel universitar nga e gjithë bota duke garuar kështu drejt triumfit në Romë.

Duke qenë se kjo garë është më e rëndësishmja e këtij lloji, ekipet fituese të këtij edicioni në sporte të ndryshme do të mbesin kampion universitar ndërkombëtar deri në vitin tjetër, titull që çdo institucion arsimor do ta kishte lakmi.

Gara në fjalë ka karakter olimpik për faktin se është nën patronazhin e Komitetit Olimpik të Romës. Sidoqoftë, ky përfaqësim nuk do të mund të realizohej pa përkrahjen e madhe të z. Richard Lukaj (Kryetar i Bordit te Drejtorëve në AUK), Presidentit të AUK-ut, Dr. Winfred Thompson dhe zyrën e Presidentit të RIT-së në SHBA, Dr. William Destler.


Për të garantuar pjesëmarrjen e ekipit në këtë garë ndihmuan edhe kompanitë sponsoruese, të cilat me përkrahjen e tyre konfirmuan se ka ende vullnet të mirë për promovimin e sportit të Kosovës dhe rinisë kosovare ndërkombëtarisht.

Ekipi do të paraqitet me emër “RIT Kosovo”, pasi që do ta përfaqësojë si Kosovën, ashtu edhe SHBA-të në mënyre indirekte.

Lojtarët pjesëmarrës:

* Shend Mulliqi (AUK Alumni, kapiten)
* Art Jashari (AUK Student)
* Agon Ramadani (Futsal Club Prishtina)
* Arbnor Krasniqi (Futsal Club Prishtina)
* Ramadan Alaj (Futsal Club Liburn)
* Halim Selmanaj (Futsal Club Liburn)
* Habib Dernjani (KF Paldenica)

Ndeshjet e para në grupe do të jenë këto:
– RIT Kosovo vs. RGGU Moscow / Rusi (12 nëntor, ora 20:30)
– RIT Kosovo vs. Universita Roma Tre / Itali (13 nëntor, ora 13:30)
– RIT Kosovo vs. ESCP Europe Paris / Francë (13 nëntor, ora 16:00)

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Ndërkombëtare
Çdo lojtar që do të kishte fituar Topin e Artë nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ekzistonin kurrë

Çdo lojtar që do të kishte fituar Topin e Artë nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ekzistonin kurrë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori