LAJMI I FUNDIT:

Rexha: Synojë kreun me ekipin, jo ‘Këpucën e Artë’

Rexha: Synojë kreun me ekipin, jo ‘Këpucën e Artë’

Besa e Pejës është në mesin e tabelës në Raiffeisen Superligën e Kosovës dhe llogaritet si ndër skuadrat që do të luftojë për titullin e kampionit. Pejanët zënë vendin e gjashtë me 20 pikë, ngecin për 6 pikë nga lideri dhe kampioni në fuqi, Feronikeli.

Sulmuesi i Besës, Kastriot Rexha, thotë se po mundohen t’i korrigjojnë gabimet që po iu paraqiten ndeshje pas ndeshje. Rexha tha se kanë bënë lojë të mirë ndaj Trepçës ’89 dhe është i lumtur që realizoi golin e fitores (1:0).

Për pejanët tri pikët e arkëtuara janë të mirëseardhura dhe që i jep edhe më shumë motiv për të luftuar për kreun e tabelës.

“Ende nuk jemi siç kemi pritur, por po mundohemi t’i korrektojmë gabimet, në mënyrë që të ngjitemi më lart në tabelë”, tha Rexha për gazetën kombëtaren “Bota sot”.


Rexha kryeson listën e shënuesve me 8 gola, por objektivi i tij nuk është ky.

“Nuk jam i interesuar për ta ndjekur pozitën e shënuesit dhe as që kam qenë ndonjëherë me synime të tilla, por dëshiroj të tregojë lojëra sa më të mira. Nuk e kam mendjen të shënuesi më i mirë, por të arrijmë rezultate gjithnjë e më të mira me ekipin”, thotë futbollisti.

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Ndërkombëtare
Çdo lojtar që do të kishte fituar Topin e Artë nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ekzistonin kurrë

Çdo lojtar që do të kishte fituar Topin e Artë nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ekzistonin kurrë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori