LAJMI I FUNDIT:

Donjeta Sadiku e Marigona Beadini përfaqësojnë Kosovën në turneun ‘Ballkan’

Donjeta Sadiku e Marigona Beadini përfaqësojnë Kosovën në turneun ‘Ballkan’

Dy boksieret e njohur të vendit tonë, Donjeta Sadiku e Marigona Beadini do të përfaqësojnë Kosovën në turneun ndërkombëtar ‘Ballkan’ që mbahet në Bullgari, transmeton KosovaPress.

Federata e Boksit të Kosovës (FBoxK) përmes një njoftimi ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë eveniment të madh të boksit, madje, sipas FBoxK-së, kjo është parë që pas shumë viteve që organizohet një Kampionat Ballanik në Boks.

Sipas FBoxK-së, ekspedita e Kosovës do të niset nesër për në Bullgari.
“Kosova do të përfaqësohet me 2 boksiere, 60kg.Donjeta Sadikju, 64kg.Marigona Beadini, trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli”, është thënë në njoftimin e FBoxK-së.

FBoxK thotë se ekipi i Kosovës është i përgatitur maksimalisht për këtë turne, dhe sipas FBoxK-së, boksieret tona nuk do të kthehen pa medalje nga ky turne i madh i boksit.