LAJMI I FUNDIT:

Indonezia kundër Kosovës

Indonezia kundër Kosovës

Sporti kosovar vazhdon të përballet me problemet me viza. Ky problem së fundmi po i sfidon karateistët e rinj, të cilëve mund t’u shuhet ëndrra e pjesëmarrjes në Kupën e Botës.

Kjo pasi nikoqiri i garës së madhe, Indonezia, nuk po i lejon sportistët kosovarë të hyjnë në territorin e saj, për shkak se ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës.

Kjo ka bërë që Komiteti Olimpik i Kosovës t’i shkruajë letër Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Komitetit Olimpik të Indonezisë dhe Federatës Ndërkombëtare të Karatesë, duke kërkuar që garuesit kosovarë, të grupmoshave kadetë, juniorë dhe U-21, të lejohen të marrin pjesë në evenimentin që mbahet në Xhakarta, nga 9 nëntori.

Gjithçka do të dihet të mërkurën ose të enjten. Edhe nëse shkojnë, kosovarët s’kanë të drejtë t’i përdorin simbolet shtetërore.